U mbulua me shami dhe mori një lumë kritikash, Çiljeta merr vendimin drast.ik

Ciljeta Xhilaga i habiti te gjithe kur vendosi te mbulohej me shami dhe te jape disa keshilla.

Ditën e sotme këngëtarja ka treguar se ka vendosur të mbulohet sërish dhe ka shkruar dy fjalë me shumë vlerë: “Fjalët e njerëzve janë si gurët, nëse i mbart mbi shpinë ta thyejnekurrizin e nëse i vendos poshtë këmbëve, ngrihesh e triumfon”, një shprehje kjo nga Imam Shafiu.

Lidhur me vendosjen e shamisë, Çiljeta ka treguar: “Ma kanë çarë telefonin sa thashë ç’deshe moj goc, ishe mirë. Nuk është ndonjë gjë uau, thjesht ishte hera e parë që e deklaroja kaq hapur ose fakti që isha e veshur me shami. Unë atë ditë kam qenë duke shkuar në xhami. Ka qenë dita e parë e Ramazanit dhe doja të gjeja një formë për të uruar të gjithë besimtarët mysliman. Unë si Çiljetë, me ato ndjesitë e mia përbrenda, bëra një video dhe më dolën ca fjalë zemre”, u shpreh këngëtarja.