U mbulua me shami për Ramazan, Çiljeta rrëfen ndodhinë e pazakontë që i ndodhi

Me hyrjen e Ramazanit, kengetarja Çiljeta Xhilaga, shkaktoi mjaft polemika ne rrjetet sociale.

Kjo, pasi ajo vendosi shami.

Çiljeta, ishte e ftuar në studion e “Ftesë Pesë” me Bieta Sulon për të folur mbi përditshmërinë e saj gjatë muajit të Ramazanit.

E pyetur nga Bieta, këngëtarja e konisderoi normale videon në fjalë, duke treguar se në fakt prej vitesh ajo është besimtare e fesë myslimane dhe ka agjëruar edhe herë të tjera.

“Ma kanë çarë telefonin pasi kam nxjerrë këtë video, sa thashë ‘Ç’deshe moj gocë, ishe mirë!’ Nuk është ndonjë gjë uau, thjesht ishte hera e parë që e deklaroja kaq hapur ose fakti që isha e veshur me shami.

Unë atë ditë kam qenë duke shkuar në xhami. Ka qenë dita e parë e Ramazanit dhe doja të gjeja një formë për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë.

Unë si Çiljetë, me ato ndjesitë e mia përbrenda, bëra një video dhe më dolën ca fjalë zemre”, sqaroi ajo.