U mposhtën dje nga Erzeni, ja cfarë thotë ish-drejtori i Vllaznisë

Humbja e djeshme ndaj Erzenit ishte mëse e merituar për ekipin e Vllaznisë. Një skuadër që nuk tregoi asgjë në fushën e lojës, në një ndeshje direkte që i jep mundësi tashmë shijakasve që të shpresojnë më shumë për vendin e parë. Humbja e dytë në kampionat për shkodranët, pas asaj me Ilirinë.

Pas kësaj humbje ka reaguar edhe ish-drejtori sportiv i Vllaznisë, Eugent Zeka. Në një postim në profilin e tij në facebook, Zeka kthehet pas në kohë, kur para 1 viti e 3 muajsh, Vllaznia B nën drejtimin e trajnerit Ervis Kraja fitonte pikërisht ndaj këtij kundërshtari në transfertë me rezultatin 3 – 1. Dje, ekipi i parë bëri të kundërten duke u mposhtur pastër. Por, nëse sot Vllaznia ka në përbërje lojtarë me eksperiencë në kampionatin shqiptar, para disa muajsh ekipi i dytë ishte vetëm me lojtarë të rinj, por përsëri ia dolën me sukses në atë sfidë.

“ERZENI KF – VLLAZNIA B 1:3
Jo shume larg ne kohe, por vetem nje vit e tre muaj me pare, nje grup djemsh te mrekullueshem shkodrane, nen drejtimin e burrerorit Ervis Kraja, arrijne te fitojne me ndershmeri, me merite dhe me trimeri ne mes te dhunes ne Shijak. Kam perjetuar ate ndeshje personalisht, perkrah trajnerit Kraja dhe vellezerve kuq e blu (siq i quaja une te gjithe lojtaret e Vllaznise), prandaj nuk mund te rri ne heshtje dhe te mos i percjell perseri te gjithe atyre nderimet dhe rrespektet e merituara. Ne fushe: Kapiteni Enes Isufi (17 vjeç), Senad Hysenaj (18 vjeç), Belajdi Pusi (19 vjeç), Grisel Tula (19 vjeç), Denis Miloti (20 vjeç), etj etj etj.. Te gjithe ato, djem shume te rinj ne moshe, mbi nje vit pa rroga, pa bazen e mjaftueshme materiale, te perbuzur dhe te persekutuar profesionalisht, por ne vend qe te dorezoheshin, benin te kunderten, kerkonin dhe gjenin forcen dhe suksesin tek pasioni i tyre per futbollin, tek ndjenjat per ngjyrat dhe emri i klubit, tek krenaria dhe edukata e tyre si shkodrane.
Sot, shume nga ato nuk jane me ne Shkoder apo prane Vllaznise, por shembulli i tyre ka mbetur ne memorien e te gjitheve dhe duhet ndjekur edhe sot, nga te gjithe ato qe kane fatin e jetes te mbartin fanellen e Vllaznise. Jane lojtaret dhe trajnere si ato, mbi te cilet duhet te bazohet dhe rindertohet Vllaznia. Ne kemi fatin e Zotit t’i kemi dhe t’i gjejme ato ne çdo akademi, lagje apo krahine te rrethit tone, por vazhdojme t’i perbuzim dhe t’i japim rruget jashte Shkodres, jashte shtepise dhe zemres se tyre.
Ne vend qe t’i shijojme ne djemte tone, po na i shfrytezojne te tjeret ato. Pershendetjet e mija te perzemerta dhe perqafime vellazerore per te gjithe ato djem te mrekullueshem. Vellezer i kam gjithmone.” – shkruan Zeka. /ShkodraNews