U mrekulluan kur morën vesh se ishte vajzë, pas disa minutash erdhi lajmi t.r.agjik. Çifti përjeton dramën, ja fjalët e tyre emocionuese

E mrekullueshme dhe njekohesisht e trishtueshme ajo qe ka perjetuar kjo vajze, e cila edhe pse kaloi 20 orë në sallën e lindjes, nuk rreshti se gezuari qe do shihte vajzën e saj, ndonëse e dinte se tashme ajo ishte e pajetë.

Charlie Vass i kishte vendosur emrin Amelia vajzes qe ne bark, e cila ndërroi jetë që 20-javëshe, ndonëse ndodhej ende në barkun e të ëmës.

Pasi e nxoren nga barku, për gati 14 orë, Charlie dhe partneri James ndenjën me vajzën e tyre, i kënduan dhe i përkëdhelën fytyrën e vockël.

“Ishte perfekte,” tha ajo.

Ajo ka treguar se si e mori vesh lajmin e keq.

“Më 18 qershor në skanimin tim 19-javor na u tha diçka nuk ishte në rregull. Teksa mamia ime doli nga dhoma, u thirr një konsulent dhe imazhet u ekzaminuan më nga afër. Kur dëgjuam që kishim një vajzë – ashtu si donin djemtë – mësuam gjithashtu që ajo po vuante nga Sindroma Edvard. Foshnjat që vuajnë nga Sindroma Edvard shpesh lindin të vegjël dhe vuajnë nga defektet në zemër. U sh.katërrova totalisht kur mjeku më tha se nëse vajza lindte gj.allë do jetonte vetëm 5 minuta.”