U nda 3 vite më parë nga jeta, emocionon vajza e ish-deputetit Gilman Bakalli: Sikur të kthehej vetëm një minutë…

Debora, një prej vajzave të pedagogut dhe ish-deputetit të ndjerë Gilman Bakalli përmes një videomesazhi të dërguar nga Gjermania ka emocionuar me fjalët për të atin.

Teksa, e ëma Irena ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” dhe ndante disa kujtime për të shoqin e ndjerë, Debora e surprizoi me videomesazhin e regjistruar në Gjermani, atje dhe ku studion prej vitesh. Vajza e ish-deputetit u shpreh se sikur ai të kthehej dhe një minutë në jetë do t’i tregonte se ishte çdo ditë me të përmes mendimeve.

“Sikur ai të kthehej në dimensionin tonë për një minutë, me kusht që një minutë tjetër të mundesha ta përqafoja pa i fol, do t’i thoja: “Je çdo ditë në mendimet e mia dhe jeton nëpërmjet meje. Kur lexoj më vjen në mendje se sa shumë ti bashkë me mamin jeni përpjekur ta bëni librin një objekt aq të dashur nga unë, e tash që ajo ditë ka ardh, e kuptoj pse edhe të kujtoj…”, tha Debora.

Kujtojmë se ish-deputeti Gilman Bakalli u nda nga jeta tre vite më parë, në moshën 49 vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë, që nuk i la mundësinë as të kurohej.

SHIKO VIDEN KETU