U nda nga Albi, Klaudia Pepa zbulon pas kaq kohësh arsyen se pse i dhanë fund

Ata u bënë një ndër çiftet më të komentuara në median rozë në vendin tonë.

Bëhet fjalë për koreografin Albi Nako dhe balerinën Klaudia Pepa, që vitin e kaluar u ndanë nga njëri – tjetri.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk kishte dhënë shpjegime lidhur me këtë.

Së fundmi Klaudia ka folur, duke shpjeguar se mes tyre nuk funksionoi.

‘Një raport të qetë. Ndajmë respekt për njëri-tjetrin. Nuk funksionoi më dhe morëm rrugë të ndryshme’, tregoi Klaudia.