U nda nga Kejsi, Stresi kapet mat në dhomë me një tjetër femër

Stresi dhe Kejsi duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Dyshja kanë qenë shumë të komentuar përgjatë gjithë kohës dhe sidomos kur Stresi ndodhej në qeli e Kejsi i ofronte mbështetje.

Mirëpo thashethemet për ndarjen e tyre janë përhapur pasi Stresi dhe Kejsi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Bukuroshja brune e ka hequr nga bio i saj mbiemrin Lushaj dhe madje ka fshirë dhe të gjitha fotot dhe dedikimet që bëri për bashkëshortin e saj.

“Jepi mungesë atyre që nuk e vlerësojnë prezencën tënde”, shkruante Kejsi në postimin e fundit.

Ndërsa Stresi i ka shtuar edhe më shumë thashethemet me videon e fundit të postuar në Instastory ku shfaqet duke u relaksuar në një dhomë dhe përballë ka një vajzë e cila duke qenë errësirë dallohet shumë pak.