U nda nga Nora dhe vajza e tij, ja kush është e dashura e re e Robert Berishës. Foto nga pushimet

Robert Berisha duket se e ka harruar Norën pas ndarjes së tyre të bujshme dhe ka nisur pushimet me të dashurën e re. Çifti ndodhen në një resort në Turqi.

“Prive.al” ka siguruar dy foto ku Roberti shfaqet në tavolinë me vajzën në fjalë. Identiteti i vajzës nuk dihet dhe fytyra e saj nuk duket duke qenë se është fotografuar me kurriz.

Çifti shfaqen duke biseduar teksa shijojnë pamjen e konsumojnë një pije. Dyshja ndodhen në një prej hoteleve më romantike në Turqi, i preferuar shumë nga çiftet.