U nda nga Romeo pas ‘tradhëtisë’, flet për herë të parë Jonida Maliqi: Më mirë e vetmuar se sa me një kukull që…

Këngëtarja Jonida Maliqi, ka thyer heshtjen pwrsa i pwrket ndarjes sw saj nga aktori i humorit Romeo Veshajn.

Pas ndarjes Jonida Maliqi ka vendosur të thumbojë ish-të dashurin e saj, me anë të një poezie të Albatros Rexhës, që ajo e ka rrethuar qartësisht me të kuqe, dhe duket se gjen vetveten.

“Luftëtare e së vërtetës. E vetmuar, përballë valës së intrigave pafund. Nuk ngurrojnë ta quajnë të çmendur, ndërsa ajo vetëm qesh. Më mirë e çmendur që jeton të vërtetën , se një kukull që dehet me gënjeshtra të bukura,”- është poezia e shkurtër që këngëtarja ka ndarë në profilin e saj të Instagramit.