U ndanë pas 13 viteve, Nora Istrefi flet për herë të pasër për divorcin me Robert Berishën

Këngëtarja Nora Istrefi ka folur për herë të parë për ndarjen e saj nga Robert Berisha.

E pyetur nga “Prive” në sfilatën e Valdrin Sahiti, Nora është shprehur se i uronte ish-it të saj gjithë të mirat duke mos komentuar faktin që është në një lidhje të re.

PJESË NGA INTERVISTA:

Pyetje: A ke për të shtuar diçka lidhur me divorcin tënd? Nora Istrefi: Asnjë nuk kam për të shtuar, veçse i uroj më të mirat! Pyetje: Ka thashetheme që je në lidhje të re! Nora Istrefi: Bye!

Çifti zyrtarizoi ndarjen e tyre pas 13 vitesh lidhje dhe disa viteve martesë. Të dy janë prindër të një vajze me emrin Renee.