U ngjit në pemë për të kapur topin, shqiparit i ndodh gjëja e rë.ndë dhe…

Nga festa në gjendje të rëndë në spital.

Një 47-vjeçar shqiptar, banues në Vicenza të Italisë, u rrëzua nga pema dhe u transportua me helikopter në spital.

Incidenti ndodhi dje në një park, kur shqiptari hipi në pemë për të marrë një top që kishte ngecur.

Por dega mbi të cilën qëndronte u thye dhe ai ra keq përtokë nga lartësia tre metra.

Ai është transportuar menjëherë me helikopter në spitalin e Padovas, me trauma të shumta, por nuk është në rrezik për jetën.