U njohën kur ishin adoleshentë, pas 71 vitesh këtij çifti i ndodh e papritura e trishtë (foto)

Sot, gjithnjë e më shumë, marrëdhëniet po zgjasin shumë pak dhe nuk bazohen domosdoshmërisht në dashurinë dhe respektin e vërtetë. Megjithatë, historitë e dashurisë që i kanë rezistuar provës së kohës dhe lënë një shenjë në histori janë gjithmonë një frymëzim i vërtetë dhe arrijnë të rivendosin besimin tonë tek një marrëdhënie me dashuri dhe përkushtim.

Megjithatë, lumturia në dashuri dhe në martesë kërkon shumë më tepër sesa thjesht dashuri ose tërheqje.

Më poshtë sjellim historinë e një cifti që u njohën që kur ishin të rinj dhe ndërruan jetë në të njëjtën ditë sëe bashku.

Ndërsa po studionin në Filadelfia, Preble Staver, i lindur më 17 tetor 1921, dhe Isabell ëhitney, e lindur më 31 tetor të të njëjtit vit, u takuan dhe mes tyre lindi ajo që sot quhet dashuri me shikim të parë. Që nga dita e parë, këta dy të rinj e dinin se ishin të destinuar të kalojnë jetën me njëri-tjetrin dorës për dorë.

Kur Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e Dytë Botërore, ata të dy vendosën të regjistroheshin në luftë. Ndërsa Preble u bashkua me një njësi Detare dhe përfundoi duke marrë një yll të Bronzit, Isabell ishte një infermiere e marinës në Maryland. Pesë muaj pas përfundimit të luftës, ata u ribashkuan dhe u martuan më 15 shkurt 1946.

Jeta e tyre ishte plot dashuri dhe gëzim, dhe të dy ishin të vendosur të përballonin të gjitha vështirësitë së bashku. Pas luftës, Preble punoi si lobist dhe bankier, prandaj ata duhet të lëviznin shumë rreth vendeve të SHBA, duke përfshirë Virxhinia, Floridën dhe Karolinën e Jugut.

Sipas një prej pesë fëmijëve të tyre, 63-vjeçarja Laurie Staver Clinton, Preble ishte “një njeri me një personalitet më të madh se jeta “dhe Isabelli u përshkrua si “zemra e saj “dhe dikush i cili “e mësoi atë si të jetë një person i mirë, si të jetë një njeri i mëshirshëm”.

Preble kishte një dëshirë të fundit para ditëlindjes së tij të 96-të, për të marrë një sy gjumë me gruan e tij.

Dëshira e tij u bë realitet me ndihmën e stafit të spitalit ku ishte shtruar dhe çifti u vu tre orë në gjumë, në mënyrë që të gëzonin përsëri dashurinë e tyre të vërtetë, duke qenë njëri pranë tjetrit.

“Nuk kishte asnjë fjalë të vetme që thanë mes tyre. Ata mbanin duart dhe vetëm fjetën gjumë. ”

Vetëm disa ditë më pas, më 25 tetor 2017, gruaja vdiq, dhe burri i saj ishte atje për t’i thënë lamtumirë. Pas 14 orësh, Preble vdiq gjithashtu.

Ky ishte fundi i jetës së tyre të mahnitshme, që zgjati 71 vjet. Megjithatë, dashuria e tyre la një shenjë të paharrueshme në jetën e të gjithë njerëzve që kishin mundësi t’i takonin./Përktheu: ShkodraNews