U ofroi seks tresh policëve dhe përfundoi në burg, por nuk mbaroi me kaq! Modelja çudit me kërkesën nga qelia

Modelja ruse Kira Mayer e cila konsiderohet edhe si një yll i Instagramit për numrin e madh të ndjekësve që ka dhe për fotot hot që publikon, është dënuar me 18 muaj burg.

Bukuroshja me forma super-seksi është ndaluar nga policia pasi drejtonte makinën e saj Mercedes pa patur një patentë. Duke mos patur shpëtim, modelja u ka ofruar dy policëve që e kanë ndaluar, një raport seksual tresh, por në momentin që policët kanë refuzuar, Kira i ka sulmuar ata duke i goditur. Tashmë ndodhet në qeli, por edhe që aty ka marrë vëmdnjen e mediave.

Siç raporton “Tha Mayer”, modelja i tha gazetës se ishte e pakënaqur me ushqimin në qeli.

“Kur më sollën një qull të çuditshëm për mëngjes, i pyeta: ‘A mund të kem një briosh të nxehtë dhe një omeletë të freskët”, citohet bukuroshja.

Ata qeshën, shtoi.

“Unë nuk mund të ha në enët e burgut”, është ankuar ajo. /Shkodranews