U pagua nga Voltana për muaj me radhë pa dalë asnjë ditë në punë, Topollaj sulmon Bashen

Anëtari i djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabjan Topollaj u pagua nga Voltana Ademi per muaj me radhe pa dale asnje dite ne pune. Ai është personi që ka dizenjuar konkurset e famshme të bashkisë për të marrë njerëzit në punë në bashkinë Shkodër.(LEXO KETU)

Sot Topollaj ka reaguar pas zërave për mundësinë e djegies së mandateve nga deputetët e opozitës.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Topollaj bën fajtor drejtpërdrejt Lulzim Bashën për gjendjen në të cilën ndodhet PD.

Topollaj thekson se ka qënë ndër të parët që ka kërkuar djegien e mandateve të deputetëve dhe këshilltarëve bashkiakë si shenjë serioziteti të luftës opozitare, por ai thekson se “kam frike se kjo as nuk do te ndodhe kurre sa kohe opozita drejtohet nga Basha”.

Postimi i plotë:

A ka me vlere djegia e mandateve?

Menjehere pas daljes se rezultateve te 25 qershorit nuk kam nguruar te kerkoja doreheqjen e Bashes nga kreu i PD, si nje parakusht per ringritjen e PD dhe rikthimin e saj ne pushtet si force kryesore qeverisese.
Kam qene nder te paret qe publikisht kam kerkuar djegien e mandateve te PD ne parlament dhe keshilla bashkiake, te pakten si nje prove per seriozitetin e luftes opozitare kaq shume te dyshuar me te drejte nga demokratet ane e mbane vendit.

Sot kur ideja per djegien e mandateve eshte bere kaq masive si e vetmja menyre per te ndalur Ramen dhe despotine qe ai po instalon ne vend, kam frike se kjo as nuk do te ndodhe kurre sa kohe opozita drejtohet nga Basha dhe as nuk ka me ndonje vlere edhe nese kryhet, per shkak te voneses se saj qe i ka krijuar nderkohe Rames kohen e nevojshme per te marre te gjitha masat per mos tu demtuar edhe nese zbatohet skenari i djegies se mandateve.

Kesaj here uroj me gjithe zemer ta kem gabim dhe te jem i nxituar ne kete konstatim. Por kam frike se Basha s’te le kurre te gabohesh, te pakten kur behet fjale per te parashikuar veprimet e tija politike kunder Rames.

Loading...
Loading...