U përball me momente të vështira pas Festivalit të bujshëm, Alketa Vejsiu flet për herë të parë, ja ç’po ndodh tani me të

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, njoftoi pak dite me pare se do të jetë një nga prezantueset e Sanremos këtë vit.

Kjo është hera e parë që një prezantuese shqiptare ngjitet në skenën më të rëndësishme italiane, ndaj dhe emocionet për prezantuesen shqiptare ishin të mëdha.

E kontaktuar nga suplementi “Bluetooth” i “Gazeta Shqiptare” Alketa pranon të ndajë me ne rrugëtimin që e çoi në Sanremo.

“Kam punuar shumë dhe kam punuar fort. Gojët e liga i neglizhoj, pasi angazhimi im maksimal tanimë është për Sanremo. Jam përzgjedhur përkrah disa nga emrave më të spikatur në botë, për mua është një privilegj.

Kam punuar për të pasur edhe një karrierë në Itali, jam përgatitur për këtë ditë. E mendoja se do të ishte e afërt dita kur do të bëhesha pjesë e medias italiane, por e mendoja se do të vinte si shkallare, pak nga pak, nuk prisja Sanremon. Mediat italiane kanë shkruar fjalë të mrekullueshme dhe për këtë jam edhe më shumë e lumtur dhe mirënjohëse, sepse vlerësimi nga mediat ndërkombëtare është një vlerësim i dyfishtë për mua”, ka mbyllur fjalën Alketa Vejsiu.