U përshinë 4 makina/ Albin Kurti rrëfen si ndodhi aksidenti: Kam lënduar….

Lideri i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti foli para pak minuyash në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës.

Në një intervistë për syri tv Kurti ka treguar edhe rrethanat, ndërsa është shprehur se ka lënduar vetëm brrylin.

‘Ishim duke udhëtuar për në Tiranë për të festuar fitoren. Para nesh kishim një makinë policie, e cila goditi një makinë tjetër. Ne goditën makinën e policisë dhe makina pas nesh na goditi.

Gjithsesi nuk pësuam lëndime. Unë kam dëmtuar vetëm pak brrylin, por duke qenë se unë nuk jam njeri i brrylave kjo nuk është problem’, është shprehur Kurti.