U përvëluat nga i nxehti? Sinoptikanët nxjerrin të dhënat e pabesueshme, ëoë çfarë paskemi kaluar



Nësë kujtojmë temperaturat e javës që lamë pas na duket sikur ky ishte Korriku më i nxehtë.
Por nësë i referohemi të dhënave për 10 vitet e fundit të regjistruara nga stacionet e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak rezulton se:



Vitet që kanë regjistruar më shumë ditë me temperaturë maksimale mbi 37ºC kanë qënë 2012 dhe 2015 me përkatësisht nga 16 ditë.



Temperatura më e lartë në këto 10 vite është regjistruar në Tiranë në datën 15 Korrik të vitit 2012 me vlerën 42 ºC.

Për vitin 2020 temperatura më e lartë është regjistruara në qytetet Gjirokastër dhe Elbasan në datën 30 Korrik me vlerën 40 ºC
Muaji Korrik i viti 2020 ka patur gjithsej 8 ditë me temperaturë maksimale mbi 37 ºC.

Në fotot është paraqitja grafike e temperaturës mesatare mujore për 10 vite për muajin Korrik, si dhe paraqitja grafike e diteve me temperaturë maksimale mbi 37 ºC.