U pezullua nga Covid-19, tani nis faza e re. Policia del me lajmin e rëndësishëm, ja çfarë po ndodh

Policia Bashkiake Tiranë ka dale me nje njoftim te rëndësishëm ne rrjetet sociale duke ftuar te interesuarit te aplikojne per tu bere pjese e saj.

“Policia Bashkiake njofton të gjithë qytetarët e interesuar, e që dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë Bashkiake të Tiranës se, ka ri-nisur faza e aplikimeve dhe plotësimit të dokumentacionit ✍️, (për vendet vakante në PB), e cila, për shkak të situates së Covid19 🦠, u pezullua për disa muaj.

Faza e re e aplikimit, do të zgjasë, deri në datë 23 Korrik 2020.

Ftojmë të gjithë qytetarët , që plotësojnë kriteret dhe që duan të japin kontributin e tyre, në shërbim të komunitetit dhe të Tiranës 💯 Vjet Kryeqytet, të konkurojnë, për t’u bërë pjesë e këtij Institucioni, duke ju garantuar, një proçes tepër transparent dhe ligjor.
📌 Për pozicionin Inspektor 4 vende (të lira).
📌 Për pozicionin Polic 76 vende (të lira).