U pezullua nga puna, befason rektori: E prisja, kryeministri…

Rektori i pezulluar i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni nga studio e lajmeve në RTV Ora teksa komentoi vendimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini u shpreh se ai e priste shkarkimin.

Koni tha se personalisht nuk kishte përplasje me kryeministrin Rama, por e kundërta, Rama ka përplasje me të, ndërsa theksoi se Kryeministri flet pa fakte.

Koni: E prisja sepse donin të legjitimonin të gjitha problemet nga të gjitha strukturat. Unë nuk kam përplasje me Kryeministri ai ka përplasje me mua, për shkak të detyrës që ushtroj dalë nga zgjedhjet. Sulmi ka nisur në 14 shkurt 2018, kur kërkova pagesën e personelit, që ishte bllokuar. Kam dy veti: perfeksionin akadmik dhe menaxherial, kështu që Kryeministri flet pa fakte.