U prishet bukuria aty poshtë, ndaj lindin me operacion/ Gjinekologu i njohur tregon frikën e femrave shqiptare

Studimet e fundit kanë treguar se ka një trefishim të lindjeve me operacion në nivel global, ndërsa ky fenomen është në rritje edhe në Shqipëri.

Rezulton se përgjatë vitit 2017, 40% e lindjeve janë kryer me intervent, duke pësuar një rritje me afro 2% krahasuar me një vit më parë. Listën e kryeson Librazhdi, ku 67% grave aty kanë zgjedhur operacionin dhe jo lindjen natyrale pasuar nga Saranda dhe më pas Berati.

Në një intervistë për JoTabu, Dr. Rezart Ajazi, mjek obstetër gjinekolog, tregon ndër të tjera edhe për disa arsye estetike pse femrat shqiptare zgjedhin interventin për të sjellë në jetë fëmijë e tyre.

Cilat janë besimet e nënave lidhur me lindjet me operacion, përkundrejt lindjeve natyrale?

Gratë e bëjnë për lehtësi dhe nga ankthi i aktivitetit të lindjes.

Sigurisht që është dhe një pjesë e atyre që mbrojnë anën kozmetike trupore. Domethënë trupi pas lindjes normale mund të ketë disa pasoja të cilët mund të cenojnë deri diku strukturën e organit genital femëror.

Për këtë efekt kozmetik disa mund të kërkojnë dhe zgjedhin lindjen me operacion.