U qëllua me a.rmë z.jarri para disa orësh, 31-vjeçari poston ‘selfie’ nga spitali

31-vjeçari Besmir Hakballa i cili mbeti i plagosur në këmbë mbremjen e sotme në Peqin, pasi u qellua me á.rmë është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin rajonal Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Këtë e ka treguar edhe me anë të një fotoje në mediat sociale, teksa shihet se ka shkrepur një selfie nga spitali.

Policia njoftoi se është identifikuar autori i plagosjes që është shtetasi Adriatik Mezja, dhe se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për arsye banale, ndërkohë që raportohet se të dy personat njiheshin si problematikë.