U refuzua nga Presidenti, Gent Cakaj merr vendimin përfundimtar. Rama ka në tavolinë…

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo ka zbuluar disa prapaskena se çfarë pritet të ndodhi për postin e ministrit të Jashtëm. Milo shprehet se, Gent Cakaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme duke nënkuptuar se tashmë, Rama po merr në shqyrtim alternativa të tjera për postin e kryediplomatit. Historiani ka bërë një deklaratë të tillë gjatë emisionit  “360 Gradë” në Ora News.

Pjesë nga debati:

Milo: Unë personalisht mendoj që me gjithë respektin që kam ministrin Bushati, mendoj që vendimi i Ramës për ta larguar nga qeveria është përfundimtar. Besoj që nuk do të jetë më pjesë e qeverisë. Sa i përket zëvendësimin e Z. Bushati, unë do t’ju them që opsionet mund të jenë dy-tre. Me sa jam në dijeni Z. Cakaj i ka dorëzuar sot dorëheqjen kryeministrit. Dorëheqja sipas informacionit që kam unë, është e parevokueshme në rastin kur z. Cakaj do mbesë në pozitën e zv/ministrit të Jashtëm.