U rr.ahën në mes të aeroportit, Taulant Balla i bën të papriturën dhëndrit të Berishës

Taulant Balla ka fituar gjyqin ndaj Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha.

Lajmin e bënë të ditur vetë Balla në një postim në Facebbok, teksa pretendon se Malltezi u vetëdorëzua para Gjykatës italiane dhe pranoi fajin.

Numri 2 i socialistëve ka publikuar çekun e dëmshpërblimit të gjyqit, ndërkohë që deklaron se 3000 eurot do t’i investojë për një institucion para-shkollor për fëmijët e komunitetit rom në Librazhd.

Postimi i plotë i Ballës:

Fondi për Edukimin, përmes të cilit do investojmë në kopshte dhe çerdhe, me të ardhurat që burojnë nga gjyqet me berishët, lulëzimat dhe artistat e PD u shtua sot me një “kontribut” të vlefshëm nga dhëndri i Sali Berishës prej 3000 Euro. Berishët u vetë-dorëzuan para Gjykatës italiane, duke vetë-pranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike, ku isha i bindur për fitoren.

Siç kam dhënë fjalën, e gjithë kjo shumë do të shkojë për një institucion para-shkollor në Librazhd. Në ditët në vijim ky çek do t’i kalojë fëmijëve të komunitetit të nderuar rom në Librazhd. Vazhdoni të bëheni për turp në sytë e njerëzve, sepse ne kemi gjetur tashmë instrumentin si ta bëjmë të dobishëm Lulin, Saliun dhe artistat e PD

Shpifjet, që më pas frymëzojnë dhunën dhe molotovët, janë fundi i asaj çfarë ka mbetur nga PD.