U shtrua në spital pas arrestimit, ja ç’po ndodh tani me avokatin Gjergj Neli



Avokati Gjergj Neli i cili u arrestua një ditë më parë nga Policia e Lezhës për kundërshtim dhe dhunë ndaj uniformave blu do të hetohet në gjendje të lirë.



Gjykata e Lezhës ka vendosur masen e sigurisë detyrim paraqitje ndaj 68-vjeçarit.



Seanca gjyqësore për caktimin e mases së sigurisë u zhvillua në ambjentet e spitalit ku po merr mjekim avokati Neli për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, pasi ka shfaqur probleme me zemren.