U tha gjithandej se janë lidhur, por kjo vajzë dhe këngëtari i njohur kanë një sekret

U tha se ishin në një lidhje dhe tani nuk kemi një çift të ri në botën e shoubizit.

Butrint Imeri dhe Kiara Tito janë dy nga personazhet më të komentuar në mediat rozë edhe pse marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë një enigmë.

Një herë thuhet që janë bashkë, më pas që janë ndarë, më pas që s’kanë qenë kurrë bashkë, si dhe që janë thjesht miq të mirë. Ata se kanë pranuar asnjëherë lidhjen, por sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, moderatorja Kiara Tito sqaroi se fotot e fundit publikuar prej tyre ndërkohë që luajnë golf janë pjesë e xhirimeve të klipit të fundit të këngëtarit.

“Fotot janë bërë gjatë xhirimeve të klipit të Butrintit që do të dalë së shpejti dhe mbetet një surprizë dhe nuk mund të zbuloj më shumë. Vetëm kaq mund të them për momentin, është një surprizë e bukur që mbetet ta shihni sepse do të dalë së shpejti. Unë jam modele në atë videoklip”, tha moderatorja.

E pyetur nëse mes tyre ka një raport më shumë se miq, moderatorja u përgjigj duke thënë se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se sa miqësi.

“Fakti që unë kam marrë pjesë tek klipi i tij nuk do të thotë që mund të kemi një raport më shumë se sa miqësor me njëri-tjetrin. Ne menduam të sjellim diçka të bukur për fansat, por mes nesh nuk ka asgjë më shumë se sa miqësi”, tha Tito.