U tha se është rëndë, gazetari Artur Zheji reagon pas lajmeve të shumta: Jam duke…

Prej disa ditësh, në disa portale kanë qarkulluar lajme për gazetarin dhe analistin Artur Zheji, për shëndetin dhe për planet e tij të ardhshme mediatike.

“Do të doja që shumica e miqve të mi, që ua dua të mirën, të mos ndalojë së notuari në det, ashtu si po bëj unë në mënyrë të përditshme. Pse çfarë ka ndodhur?”

Thuhet në disa portale se vijoni të jeni sëmurë…

Zheji: Më duhet ti përgënjeshtroj. Ndoshta, ndokush ka dëshirë të jetë ashtu dhe dëshirat i shndërron në përfundime, zakon shqiptar jo i shëndetshëm ky. E vërteta është se, këto dy tre muajt e fundit, u kujdesa për shëndetin, më me vëmëndje se më parë, pasi bëra një ndërhyrje kirurgjikale të lehtë dhe të shpejtë, në Gjermaninë e bekuar nga Zoti. Porse fill pas kësaj, kam parapëlqyer të heq “prizat”, nga e përditshmja mediatike dhe politike shqiptare, për të ulur stressin dhe kotësinë e rënies në kurthin e lajmeve të verës, që shpesh janë të ngjashme me puçrrat që u dalin fëmijëve nga djersa e vapës. Është një jetë e re në trekëndëshin, diell, det dhe familje… Pastaj mungesat në Shqipëri, ndonjëherë të bëjnë më të vlerësuar se sa prania mediatike e përhershme. Është edhe kjo diçka për tu shijuar, kur mungon ca kohë, dallohet më lehtë kush të vlerëson e kush jo, ku vendin e parë e ka publiku që ka mbërritur te unë me shqetësim dhe dashuri befasuese.