U tha se kishte kushtuar 30 mijë euro, Gaz Paja tregon sa e ka blerë makinën: Jeni mjeranë, unë…

I ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, Gaz Paja i tha të gjitha, nga zërat për angazhimin në politikë e deri te lajmi për makinën e tij “modeste” parkuar para Teatrit Kombëtar.

“Makina në teatër atë natë ka qenë si çdo natë të provave, që ne aktorët e veprës parkojmë aty. Pra aty ishte makina e teatrit, ishte makina e Visjanit, ishte makina ime, më duket se edhe e Laurës. Kështu që ishin dy-tre makina. Këto zonjat apo zotërinjtë që donin të merreshin me makinën time, u morën se ndoshta iu pëlqeu…” tha ndër të tjera Gazi.

Më tej, ai e cilësoi aspak të hijshme situatën e krijuar, ku një pjesë e aktorëve proteston kundër shembjes së godinës, ndërkohë që ai dhe të tjerë janë duke dhënë shfaqje.

E për t’u kthyer te makina e tij që tërhoqi jo pak vëmendje, Gazi zbuloi se i ka kushtuar plot 42 mijë euro, edhe më shumë se çmimi i hamendësuar nëpër media.

“Kam shkuar si gjithë shqiptarët në një koncensionar, kam kërkuar ta marr me këste dhe e kam marrë me këste” tha Gazi, madje tregoi se ende nuk i ka shlyer të gjitha.