U ul në restorant por nuk kishte maskë, incident në qytet, ja çfarë i ndodhi klientit



Reagimi i vrazhdë i një klienti në një restorant, të cilit iu kërkua të mbante një maskë, siç kërkohet në protokollet e përcaktuara për këto ambiente, është bërë viral në internet.



Incidenti ndodhi në “John Henry’s Pub of Ardmore” në Pensilvani dhe u bë publik nga stafi i restorantit.



Një punonjëse e restorantit, ngarkoi një foto në Facebook ku tregonte faturën e klientit, në të cilën duket që ky i fundit kishte shkruar fjalën “maskë” në vendin ku normalisht dikush plotëson shumën që dëshiron të japë si bakshish për shërbimin.

Fotoja shoqërohet me komentin: “Kur stafi me mirësjellje i kërkon një klienti të mbajë një maskë derisa të ulet në tavolinë dhe ai të trajton në këtë mënyrë, kjo është mosrespekt. Duhet të kesh turp”.