U vetëv.ar në b.urg, bashkëshortja tregon bisedat me të shoqin: S’më la dyshim, e morëm vesh nga televizori…

Një ditë pas ngjarjes tra.gjike në Burgun e Fierit, ku u vetëv.ar 51-vjeçari Bilbil Zekaj, familjarët e tij kërkojnë drejtësi. Bashkëshortja e viktimës tregon bisedat telefonike me të, teksa shprehet se ai nuk i kishte thënë kurrë asgjë apo që t’i kishte shprehur ndonjë brengë.

Ai thekson se bashkë me tre fëmijët mezi prisnin datën 26, kur 51-vjeçari do të dilte në gjyq, ndërsa shton se flisnin në telefon 2-3 herë në ditë dhe i thoshte gjithmonë të mos mërzitet, se do të dilte nga bu.rgu dhe do t’i bënin punët bashkë.

Nga ana e tij, babai i vi.ktimës akuzon policinë dhe bu.rgun, se nuk i kanë njoftuar për ngjarjen e rëndë, por ata e kanë marrë vesh nga televizori.

Intervista e bashkëshortes: Çfarë dinin lidhur me ngjarjen?

Çfarë të them unë, unë s’pata asnjë pikë dyshimi, foli në telefon, siç fliste për ditë. Kërkoi vetëm fishat e insulinave dhe i thashë që do ja jap, në orën 16:00 do ta merrja në telefon.

Të dha ndonjë shenjë?

Jo, asnjë lloj veprimi. E prisnim me padurim datën 26 se kishte gjyqin. S’kishte asnjë ditë që të mos fliste, flisnim 2-3 herë në ditë.

Kishte ndonjë brengë?

Deri në atë moment nuk thoshte gjë, vetëm më thoshte që ‘mos u mërzit se do vij unë, do t’i bëjmë punët bashkë, vetëm mbaj afër fëmijët’.

Ju tani jeni e vetme me tre fëmijë, çfarë kërkoni? Dua të drejtën e tij, dua pronat.

Si e morët vesh lajmin?
Nga televizori, e kishin marrë njerëzit e mi që më thanë, se unë nuk i kisha parë lajmet, do ikja në punë.

Si ishte gjendja e tij?

Nuk më kishte thënë gjë. I çoja ushqime, i hidhja lekë. Tani në kohën e pandemisë nuk shkonim fare.

Ju thoni se është vetëvr.asje?

Nuk e di, nuk më linte pikë dyshimi, edhe kur e takoja më thoshte ‘prit se do vij, asnjëherë s’me thoshte gjë’.

Babai i vi.ktimës: Djalin e dua. Djalin ma kishin bërë copa-copa. Pse nuk më lajmëruan mua? Nuk më lajmëruan fare, më lajmëroi miku, i tha nusesh. Unë jam babai dhe nuk dija gjë fare. Dëgjova nusen që po qante dhe e pyeta çfarë kishte. Djali vuante nga diabeti. As policia, as nga bu.rgu, nuk na lajmëruan për ngjarjen.