U zhduk pasi u zhyt në borxhe, shfaqet për herë të parë Flori Mumajesi

Ai eshte nje nga kengetaret me te dashur per shqiptaret.

Këngëtari Flori Mumajesi është shfaqur për herë të parë në publik pas lajmeve për gjendjen e tij të rrënuar ekonomike. Ka qenë miku i tij Klajdi Haruni që ka publikuar një foto ku shihet edhe Flori krah grupit.

“Mëngjes vere,”– shkruan Klajdi krahas fotos ku shihen të gjithë të qeshur.

Flori kishte humbur që prej festivalit ‘Kënga Magjike’ dhe kohët e fundit nuk ka postuar më asgjë në rrjetet e tij sociale. Producenti ka ‘reaguar’ vetëm me pëlqime, por me asnjë lloj postimi.

“Panorama” shkroi dy javë më parë për problemet financiare të Mumajesit për shkak të gjyqeve dhe sekuestrove mbi bizneset e tij.

Këtyre thashetheme, Flori u është përgjigjur me heshtje.