Ua e t.merrshme, historia që fshihet pas restorantit të Kokëdhimës

Google është një nga platformat që vlerëson cilësinë e restoranteve dhe hoteleve. E bazuar kryesisht në përshtypjet e turistëve që i frekuentojnë bizneset, nëpërmjet Google mund të konfirmosh nëse ia vlen ose jo të hysh aty.

Por sjellja e keqe e Kokëdhimës me turistet qe i shkojne ne restorant nuk është e re, të paktën kjo konfirmohet nga përshtypjet që turistët kanë lënë për biznesin e tij.

2.7 është vlerësimi për ‘Panormën’ në Google nga 5 që është maksimali. Krahasuar me biznese të ngjashme në zonë, ky vlerësim është shumë i ulët, ndërkohë që komentet tregojnë sjelljen e pronarit me turistët.

“Përvojë e t.merrshme. Çmimet janë jashtëzakonisht të larta dhe kamerierët do të përpiqen t’ju m.ashtrojnë duke përfshirë artikujt e pakontrolluar në faturën tuaj”, është një koment i lënë dy vite më parë nga një turist.

“Njeri i k.eq, pronar k.riminel. Policia merr shumë telefonata nga klientë që z.ihen me pronarin. Mos shkoni atje”, shkruan një tjetër turistë përpara 11 muajsh.

“Pronar jo-miqësor. Më mirë shkoni në një vend tjetër”, shkruan një turist i huaj përpara një viti.