Ua sa emocionuese/ Këngëtarja Rona Nishliu jep lajmin prekës në ditën e lindjes, u përlotëm të gjithë



Këngëtarja e njohur Rona Nishliu ka bërë me dije me anë të një foto të publikuar në Instagram se është në pritje të ëmbël.



Vitin e kaluar, Rona solli në jetë një vajzë dhe tashmë ka ndarë me të gjithë lajmin për shtatzëninë e dytë.



“Sot në ditën e lindjes, du të ndaj me ju dhuratën më të bukur të jetës, bekimin e parë me emrin Noa dhe të dytën/in që e pres me padurim. Mrekullisht, Noan në krahë gjersa tjetra/i rritet brenda meje. Nuk paska bekim më të madh se sa kjo dhunti që bën gruan, krijesën më të veçantë mbi gjithë tjerat! Faleminderit për kujdesin dhe urimet e panumërta e të ndjera, ju dua shumë “, shkruan këngëtarja në 34-vjetorin e saj të lindjes.