Uaa ç’po ndodh? Nga spitali vjen lajmi i hidhur, nuk është aspak situatë e mirë



Katër viktima dhe 170 raste të reja u raportuan sot në Kosovë.



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj, Mitrovicë, Podujevë dhe Prishtinë.



Rastet e reja pozitive, sipas IKSHPK-së, rezultuan pas testimit të 2,545 mostrave.

Shifra prej 170 nënkupton që 6 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Kosova ka konfirmuar gjithsej 106,192 raste me koronavirus dhe 2,202 viktima.