Uaa, i ndodhi në mes të ditës. Këtë djalë e marrin për 3 orë dhe i bëjnë…

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi në Divjakë ka marrë peng bashke me disa shoke dhe kanë dhunuar për rreth 3 orë një djalë të ri. Policia bën me dije se po punohet për zbardhjen e ngjarjes, teksa nuk jepen motivet e saj.

Njoftimi:

U referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.B, 19 vjeç, banues në Divjakë. Ky shtetas më datën 10.07.2018, së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar, i kanë hequr lirinë për rreth 3 orë dhe kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit D.Gj., 25 vjeç, banues në Divjakë. Po punohet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe zbardhjen e plotë të saj. Nenet 110 e 25 të Kodit Penal.