Uaa, paska ndodhur nami në këtë shtet për Shën Valentin dhe ne tani e mësuam

Të shumta janë reklamat, por të pakta blerjet. E nuk mbeten pas as mashtrimet online për blerjet me raste festash. Këtu u përfshinë edhe për Shën Valentin njerëzit.

Siç shkruan ”New York Times”, amerikanët në kërkim të dashurisë në internet humbën 143 milionë dollarë si pasojë e mashtrimeve online në vitin 2018.

Shifrat i nxori Komisioni Federal i Tregtisë amerikane. Mashtrimet, kryesisht kërkesa për para, zhvillohen në faqet e takimeve online, por edhe në mediet sociale.

Përdoruesit më të prekur janë ato të grupmoshës 40-69 vjeç, por edhe mbi 70.

Numri i përgjithshëm i faqeve mashtruese të zbuluara dhe bllokuara nga kompania ‘’Kaspery’’ në gjysmën e parë të shkurtit 2019 (ditët para 14 shkurtit) është rritur me më shumë se dy milionë në 2018 në mbi 4,3 milion këtë vit.

Sipas statistikave, vendet më të prekura ishin Brazili, Portugalia, Venezuela, Greqia dhe Spanja./ShkodraNews