Uaaa sa keq/ Pak muaj pas tërmetit, Banka flet për rrezik në Shqipëri, paralajmëron veprimin e rëndë. Do ulet sërish…

Banka e Shqipërisë paralajmëron ulje sërish të normës bazë të interesit.

Kjo shihet një përpjekje e BSH për të nxitur ekonominë, rreziqet për të cilën janë shtuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Banka ka rishikuar gjithashtu në ulje pritshmërinë për rritjen ekonomike për këtë vit.

Aktualisht norma bazë është në nivele minimumi historike prej 1%, pas një periudhe të gjatë të politikës lehtësuese monetare, të nisur që nga gjysma e dytë e vitit 2011, që synon të ulë koston e parasë, duke nxitur investimet në ekonomi.

Në prezantimin e raportit të politikës monetare të tremujorit të katërt, Banka e Shqipërisë bëri të ditur se ekonomia shqiptare do të vijojë të qëndrojë në një trend pozitiv në horizonin afatmesëm. Megjithatë, perspektiva atatshkurtër e zhvillimeve ekonomike dhe financiare do të përcaktohet në një masë të konsiderueshme nga pasojat e tërmetit të datës 26 nëntor. Rritja ekonomike dhe inflacioni i vitit 2020 priten të ndikohen negativisht nga tërmeti, tha Banka, e cila për rrjedhojë ka rishikuar parashikimet në kahun e poshtëm.

Në afatin e mesëm, ritmet e rritjes ekonomike pritet të përshpejtohen, duke shtuar presionet inflacioniste.