Uaau, ndodh e pabesueshmja në klinikën gjinekologjike, çifti shqiptar kryen lindjen e rralë të bebit

Në Kosovë ka ndodhur rasti i rrallë i lindjes së një bebi. Është kryer një lindje që në vendet e Evropes konsiderohet si Lindje “Natyrale” Cezariane.

Në postim thuhet se rrallë në Kosovë realizohet lindja “natyrale” cezariane, e cila  është kryer nga Gjinekolog – Obsteter Dr. Armend Sadiku dhe Dr. Drita Kabashi në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”, në të cilën pacientja shikon procesin e zhvillimit të femijës dhe babai pret kordonin umbilikal.

Sipas studimeve ky lloj i lindjes është një benefit për nënën në aspektin emocional, të gjidhënies, si dhe në shërimin e plagës si dhe në mobilizimin sa më të shpejtë të pacientes.