Uau/ Në këtë vend ngarkohen fshehtas k.ufomat me thasë

Pesë vetura të ndihmës së shpejtë po i afrohen ngadalë një spitali në Managui të Nikaraguas. Dritat e rotacionit nuk i kishin të ndezura, as sirenat – nuk dëgjohej asgjë.

Futen me qetësi të madhe, njëra-pas tjetrës në oborrin e spitalit. Menjëherë pas tyre roja i mbyll dyert, por pa kaluar shumë minuta ato hapen sërish për të dalë këto vetura. Po i njëjti konvoj niset për një gjiro tjetër nëpër rrugët e mbuluara nga terri.

Kështu e kalojnë natën duke “bredhur” rrugëve të qytetit e deri në spital – derisa të lind dielli ku askush nuk i sheh e as dëgjon. Besohet se ata transportojnë të sëmurët nga coronavirusi. Ndërkohë, në po të njëjtën mënyrë me qetësi të madhe i afrohen dyerve të spitalit edhe veturat e kompanive që kryejnë shërbime funerale – ku shoferët e tyre shihen të veshura me rroba të veçanta mbrojtëse.

Ata nxjerrin nga spitalet viktimat e coronavirusit, për të cilat autoritetet në Nikaragua po i mbyllin sytë dhe vazhdimisht po deklarojnë se COVID-19 nuk paraqet kurrfarë rreziku. Për dallim nga liderët e tjerë të Amerikës Qendrore, presidenti Daniel Ortega është i bindur se pandemia e COVID-19 është thjesht një virus shumë i dobët.