Uau, publikohet rasti i pazakontë që po ngre dyshime për k.oronavirusin, kjo grua rezulton për herë të dytë…

Një grua që punon si guidë turistike në Japoni është personi i parë që ka rezultuar dy herë pozitive për k.oronavirusin.

40-vjeçarja po udhëtonte me një autobus me turistë nga Wuhan, epiqendra e shpërthimit, në janar.

Ajo u konfirmua për herë të parë me k.oronavirus në 29 janar.

Gruaja rezultoi negative për virusin më 6 shkurt pasi doli nga spitali, megjithëse kishte ende kollë.

Megjithatë, ajo rezultoi sërish pozitive për virusin për herë të dytë.

40-vjeçarja është personi i parë në Japoni dhe një nga shumë pak në të gjithë botën që rezulton dy herë me k.oronavirus, mes shqetësimeve në rritje për përhapjen e infeksionit.

Një javë pasi doli nga spitali nuk kishte simptoma, por u vizitua tek mjeku më 21 shkurt sepse kishte dhimbje fyti dhe kraharori.

Të mërkurën, ajo rezultoi pozitive për k.oronavirusin për herë të dytë, thanë zyrtarët në Osaka.