Udhëtime e makina të shtrenjta, ja jeta e luksit që bënte djali i a.rrestuar sot ku Jurgen Kurti u…

Tetë ditë pas ngjarjes sot Policia e Tiranës njoftoi se kishte arritur ta zbardhte atë dhe ka shoqëruar 3 persona ndërsa njëri është shpallur në kërkim.

Dy djem ishin nga Fieri ndërsa tjetri grek.

“Lidhur me atentatin e 18 marsit janë arrestuar tre persona dhe është shpallur në kërkim një i katërt.

Të arrestuarit janë Elsi Levendi, Olsi Qalliaj dhe Alesio Berberi”, tha Policia e Shtetit.

Olsi Qalliaj, 22 vjeçari i lindur dhe banues në qytetin e Patosit, po lakohet për shkak të jetës që bënte.

Po qarkullojnë në rrjet disa foto të të riut, ku shihet jeta e luksit që bënte.

Edhe pse 22 vjeç, siç shihet në foto, ai ka bërë mjaft udhëtime në Europë, shihet në makina të shtrenjta dhe jahte apo teksa reklamon veshje firmato.