“Udhëtimet m’i paguan burri, unë s’ fitoj gjë”, blogerja e njohur e pranon hapur

Vlogerja e njohur Angela Akolli ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi eksperiencat dhe rrugëtimin e saj mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë.

24 vjeçarja pranoi se puna si “vlogger” i fal më tepër kënaqësi sesa të ardhura.

E teksa Bieta e ngacmoi se si ia del për të përballuar shpenzimet, Angela tregoi se ka mbështetje financiare nga i shoqi, i cili paguan edhe pjesën më të madhe të udhëtimeve.