UEFA pl.as bo.m.bën, përjashton për 2 vite ekipin e madh evropian nga Champions League

Për dy sezonet e ardhshme në  Evropë nuk do të marrë pjesë dhe është gjobitur me 30 milionë euro. Ky është dënimi që ka marrë nga UEFA Manchester City pasi u zbulua se klubi ka thyer rregullat financiare që ka përcaktuar UEFA.

Ashpërsia e përjashtimit për dy sezonet e ardhshme dhe vlera e gjobës, tregon se sa seriozisht UEFA e konsideron se klubi anglez ka shkelur rregullat dhe kodin e sjelljes, shkruan The Guardian, raporton Gazeta Express.

City  ka mohuar me ngulm të ketë thyer rregullat e UEFA’s.

Kur City u akuzua në majin e kaluar, klubi edhe atëherë kishte mohuar thyerjen e rregullave, duke thënë se ata i ishin nënshtruar një procesi “armiqësor” i cili injoronte “një organ gjithëpërfshirës të provave të pakundërshtueshme”.

Man City besohet se do të çështjen do ta dërgojë në apel kundër aktgjykimit të UEFA’s në gjykatën e arbitrazhit për sport