‘Do digjeni z.jarr, merrni ujë me vete’, vjen paralajmërimi i f.rikshëm

Një tjetër hit vjen këtë verë nga dy zëra të mrekullueshëm që do na cajnë bokset e makinës.

Këngëtarja Aurela Gaçe ka zbuluar se së shpejti do të sjellë një projekt të ri muzikor në bashkëpuni me Genc Prelvukaj.

“Thjeshtë, pastër, bukur, kaq tani për tani. Me një artist që e vlerësoj shumë. Mund të them se jam një nga fanset e ish-grupit Etno Engjujt, sot Etnon. Prandaj ftesën e Genc Prelvukaj e prita me shumë dashuri. Të martën në 14:00. Furnizohuni me ujë mirë se një zjarr i madh po vjen. Mos thoni që nuk ju thashë. ‘Adrenalinë’ në bashkëpunim me Aurela Gaçen. Kujdes! Kjo këngë i thyen xhamat, por nuk patët kujdes me nivelin e zërit”.- ka shkruar Aurela ën postimin e saj.