Uji që po pijmë është skandaloz, zbulohet e vërteta e frikshme e asaj që përmban

Mos mendoni se uji që blini i ambalazhuar është i sigurtë.

Në emisionin “Top Story” u tha sonte se ai përmban baktere.

Nga analiza e 6 mostrave të ujit të ambalazhuar dhe të ujit të rrjedhshëm, dy mostra kanë rezultuar pozitive, me baktere.

“Dëmtimet kryesisht i sjellin në tubin tretës, çrregullime gastrointestinale me bark, të vjella dhe diarre të ndryshme, por ka disa nëntipe të “E-coli”-t, ato që quhen “E-coli enteroinvazive”, të cilat mund të shkaktojnë kolite hemorragjike të bashkëshoqëruara më demtime renale, në atë që quhet sindromi hemolitik dhe urenik, që mund të jetë vdekjeprurës për organizmin”, tha Prof. Dr. Tritan Kalo, mjek infeksionist.