Ulni kokën dhe shikojeni me kujdes djema, e keni këtë çrregullim edhe ju? Doktori i njohur ngre alarmin se shqiptarët…



Sëmundja e perionit është një patologji që ndoshta haset jo shpesh, megjithatë është mjaft problematike për shkak të klinikës që paraqet (shtrembërim i penisit, dhimbje gjatë ereksionit dhe disfunksion erektil (impotencë seksuale).



Të dhënat e fundit tregojnë që shpeshtësia e sëmundjes haset tek 1.5% e pacientëve nga mosha 30-39 vjeç, dhe mbi moshën 70 vjeç kjo shifër rritet me 6%.



Sëmundja vjen në mënyrë graduale pa e kuptuar dhe një ditë prej ditësh pacienti mund të vë re që në momentet e reaksionit ka një shtrembërim të penisit që mund t’i shkaktojë dhimbje, mundet të humbasë anën estetike të penisit dhe ul aftësinë erektile për të kryer aktin seksual.

Është një patologji që vjen nga shkaqe që kanë të bëjnë kryesisht me traumat. Prandaj studimet e fundit janë kryesisht të përqendruara tek traumat që bën penisi. Një mashkull gjatë lojërave të ndryshme seksuale me partneren e tij në një moment të caktuar mund të krijojë një mikrotraum në penis. Kjo mikrotraumë shkakton një mikrohemorragji në tunikën albumine, ku, duke u depozituar sasia e gjakut në këtë zonë, fillojnë proceset inflamatore, fibrime, elemente të koagulimit të gjakut dhe formohet një pllakë aterosklerotike, një pllakë e fortë të cilën ne e konstatojmë gjatë vizitave me sëmundjen e peronit. Pllaka mund të jetë rrethore, sipërfaqësore, e vogël apo e madhe, dhe në varësi të pllakës shohim dhe dëmtimin.

Pacienti fillimisht nuk i vë rëndësi, por me kalimin e kohës kjo bëhet më e dukshme, dhe sigurisht kërkon zgjidhje. Zakonisht është dhimbja ajo që e bën pacientin të shkojë tek mjeku./Nga Dr. Evin Dani-ShkodraNews