Ultimatumi i grave, Rama del urgjent me thirrjen e fortë, pas presioneve ai…



Kryeministri Edi Rama ia ka bere edhe nje here te qarte naftëtareve të Ballshit që te mos i drejtojne atij dhe qeverise ultimatume e presione, por të dalin nga greva e urisë në mënyrë që të diskutojnë për zgjidhjen e problemit të tyre.



Në një status në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se e ka të pamundur të dialogojë me presione dhe ultimatume.



“Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria”, shkruan Rama.

Ai thotë se po punojnë për të gjetur investitorë seriozë në mënyrë që të fillojë puna në rafineri.

“Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s’pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin!”