“Unë delja e zezë në Shkodër, se jam socialist“

Artisti Bruno Shllaku ka treguar arsyet pse nuk e ka vene ne skenen e teatrit shkodran vepren e tij.

“Në Shkodër nuk e kemi dhënë, se nuk e kemi dhënë teatrin se unë jam socialist dhe akuzohem se jam mik i Ramës dhe jam delja e zezë. Kam fakte që është kështu. Më kanë ndërpre dhe rolet duke thënë që është mik i Ramës. Dhe unë kam marr tekstin dhe kam thënë mirupafshim”. Për Shkodrën shprehet: “Shkodra për mua është një oaz i mrekullueshëm kur bie dielli në të dhe pastaj kur dielli fshihet dhe t’i lirojë vendin zanave nuk ka më zana ka zana të këqij”.

Shllaku thekson se për këtë shfaqje është frymëzuar nga vepra e At Zef Pllumi “ Rrnoj për me tregue”, si një simbol i të gjithë njerëzve që akoma rrojnë e tregojnë dhe gjithçka bie në vesh të shurdhët. “Ishte një shfaqje që e kisha obligim për qytetin tim, për ato njerëz që ranë në mënyrë unike si heronj, kur dragonjtë luftonin me kuçedrën, ranë me emrin e Atdheut.

Fjala është për martirët shqiptarë të besimit katolik dhe muhamedanë që ishin kthyer nga katedralet e Evropës duke sjellë me vete qirinj për të iluminuar jetën e përditshme. Viktimat e komunizmit që nga viti ‘46, pushkatimet ndaj klerit shqiptar. Drama është e ndërtuar në një rrymë sinkretike, që përzien nga pak të gjitha shkencat. E kam shkruar duke u inspiruar nga rrëfimet e disa njerëzve nga ferri i Spaçit, kam gërshetuar poezinë, dramën dhe muzikën.

Me një ritëm të heshtur sipas epikës iliro-greke ku predominon monologu i heshtur. “Rrnoj për me tregue” simbolizoj të gjithë ato njerëz që akoma rrojnë e tregojnë dhe gjithçka bie në vesh të shurdhët”.