“Unë isha aty kur…”. Aurela Hoxha rrëfen tmerrin që kaloi: Frika ishte shumë e madhe sepse…

Modelja Aurela Hoxha në një lidhje në Skype në emisionin “Rudina” tregon se aktualisht ndodhet në Barcelonë, ku edhe është vetëkarantinuar për shkak të situatës së vështirë në të cilë ndodhet Spanja si pasojë e koronavirusit.

Gjatë intervistës Aurela tregon se përpara se të shkonte në Barcelonë, ajo kishte qenë në Milano ku situata ishte disi e rënduar dhe frika ishte e madhe.

“Unë isha në Milano pikërisht në ditët kur filloi e gjitha kjo. Frika më e madhe ishte kur u dëgjuan edhe rastet e para, sidomos nga ne që ishim turista, ishte një situatë disi e rënduar dhe realisht të gjithë ne kaluam një frikë të madhe. Më pas u ktheva në Barcelonë, ku më priste dhe familja ime sepse në 27 Shkurt ishte dhe ditëlindja ime. Realisht në Spanjë nuk po ndihej situata dhe aq e rënduar, njerëzit vazhdonin çdo gjë normalisht. Vetëm para një jave ka filluar që njerëzit janë mbyllur dhe është pezulluar çdo gjë”, tha Aurela.