“Unë ulem në gjunjë për mos me e shemb Teatrin”, rrë.qeth aktorja shqiptare

Aktorja dhe këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Justina Aliaj, teksa ka përshëndetur sot rezistencën e artistëve dhe aktivistëve per ceshtjen e Teatrit, u shpreh se nuk është kundër të resë dhe modernes, por Teatri nuk duhet prekur, pasi i ka dhënë shumë histori vendit dhe se është një si një tempull i shenjtë.

E prekur për një moment, Aliaj u shpreh se nëse është e nevojshme për ta mbrojtur, do të ulej në gjunjë që Teatri të mos shembej.

Ajo tha: Jeni të nderuar, fjala e parë e fundit ka me qenë se ne paskemi ditë për kë me performojmë u drejtohet qytetarëve të pranishëm). Ju faleminderit shumë.

Teatri Kombëtar për mua është i shenjtë, populli është i shenjtë, dhe të gjithë ne luftojmë për këtë vend të shenjtë, për këtë tempull. Unë mbaj mend shfaqjen e fundit që kam mbajtur “Tartufi-n” , ka qenë një lumturi që nuk ma zinte zemra. Kaq bukuri dhe frymëzim më jepte ajo sallë sa është e papërsëritshme. Ato gurë e murë me të cilët është ndërtuar më dukej sikur më thonin, ‘po të mbajmë mbi shpatulla, dil e thuaje fjalën tëndë, dil e thuaj se çfarë kemi parë ne’, e kështu do të jetojë pafundësisht ky Teatër.

Nuk e di, unë e dua shumë të renë, më pëlqen shumë dhe do doja të kishte pafundësisht teatro. Në mendjen time kam thënë 3 katër teatro të reja të ndërtohen, me 3-4 spitale, e ndoshta edhe azilet e pleqve e qerdhet e kopshtet sepse ata janë dy breza që nuk punojnë e presin prej jush, presin prej popullit.

Dhe në fund, me i ardh radha këtij Teatri me e qëndis dhe jo me e rrëzu. Është një kënaqësi e madhe dhe detyrim mos me vdek pa e thënë fjalën tëndë, dhe nëse është e nevojshme me e mbrojt, unë ulem në gjunjë për mos me e shemb Teatrin.”