Universiteti i Shkodrës, fabrikë diplomash, Zv/rektori Gezim Dibra kundër vendimit të Qeverisë

Universitetet nuk kerkojne me cilesine por sasine. Ne kufinjte e nje skandali mund te cilesohen qendrimet e universitetit “Luigj Gurakuqi”, nje prej qendrave me te rendesishme te arsimit te larte ne vend per vite, e qe sot eshte kthyer ne nje “fabrike” diplomash ku ka prevaluar ne jo pak raste korrupsioni dhe mungesa e meritokracise. Zv/rektori Gezim Dibra ka dale kunder ndryshimeve te qeverise shqiptare per rritjen e mesatares per programet e mesuesise duke shkuar tek nota 8 per pranimin dhe jo me 7.5. Sipas Dibres vendime te tilla nuk duhen marre menjehere dhe ne mes te sezonit, por te lançohen 2 apo 3 vite perpara qe tu lihet kohe shkollave te mesme por edhe universiteteve qe te jene gati. Qartazi nje deklarate e tille nga nje akademik apo profesor i universitetit nuk ka sesi te jete e pranueshme, kur brezat e rinj te mesuesve qe jane pergatitur ne keto vite tranzicioni jane te nje niveli edhe te 5 apo 6. E pastaj defekti krijohet zinxhir duke ulur nivelin arsimor ne shkolla qe ne fillore e deri ne gjimnaz. Universiteti asnjehere se ngriti zerin per kete, por u struken te gjithe duke lare duart e duke vepruar ne hije. Sot kur ju ka trokitur mbi koke problemi shpejtojne te reagojne, pasi po u ikin studentet, parate dhe po rrezikojne te mbesin edhe te papune. Ne universitetin e Shkodres ka dege qe prej vitesh jane drejt mbylljes, me 3 apo 5 nxenes, e me nje nivel mesatar tejet te ulet. Po ka krize te thelle dhe asnje nuk reagon per shkaqet qe e sollen gjendjen deri ketu, por po nxitojne ta bejne vetem per oborrin e shtepise se tyre. Ne fakt shtepia e arsimit eshte me e madhe dhe kerkohet nje analize e thelle, nxjerrje pergjegjesish e marrje masash, per te ringritur aty ku i takon universitetin “Luigj Gurakuqi”, si nje nder institucionet e para arsimore ne Shqiperi.